Botë Te gjitha

Harrojeni Marian e Karaibeve. Ofelia do bëjë namin në Europë


Nga uragani Maria dhe Harvey në Amerikë është shfaqur Uragani Ophelia, e cila mendohej të kishte destinacion Karaibet po ka ndryshuar drejtim dhe po vjen drejt Europës. Uragani do kalojë në bregun veriperëndimor të Spanjës dhe më pas në Irlandë dhe ende nuk dihet se ku do ndalojë. Ophelia mori mbrëmë zyrtarisht statusin e një uragani që do sjellë më pas erëra të forta dhe stuhi. Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar tashmë këto dy vende për stuhinë që i kanoset.

Që në mëngjesin e sotëm, Ophelia po lëvizte drejt verilindjes dhe në fakt  pritej të vazhdonte atë rrugë edhe të nesërmen, por tashmë rreziku është për Europën. Stuhia ka rritur forcën, me erëra të qëndrueshme prej 85  kilometër për orë dhe pritet të forcohet deri sa të godasë.

Rruga e planifikuar e Ophelias është në drejtim  të Spanjës dhe Portugalisë në gadishullin Iberik, por parashikimet aktuale sugjerojnë se stuhia gradualisht do të kthehet në veri. Vetëm dy stuhi të njohura kanë goditur Gadishullin Iberik një në vitin 1842, dhe një në vitin 2005.  Stuhia e fundit që erdhi nga Uragani Vincee në 2005-ën solli një katastrofë tropikale.  Bregdeti irlandez dhe pjesë të Britanisë mund të përjetojnë erëra dhe shira të fortë. Tiranapost.al E.B

Hurri

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *