• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Harrojeni avokadon, Matcha është zbulimi i fundit për linjat dhe shëndetin tonë


    Anjeza Maja/ Lokalet më të frekuentuara, hotelet më luksoze nëpër botë, fotot e blogereve të këtij viti, nuk kanë më avokado dhe vezë, por mëngjese, dreka, darka dhe ëmbëlsira me Matcha.

     

     

    Pse Matcha?

    Ka me shumë se tre milion postime në Instagram nga fansat e rinj të Çajit Matcha, që po përdoret gjithkund tashmë. Matcha është një bimë që rritet në Japoni, e përpunuar në pluhur ajo po përdoret gjerësisht për shkak të zbulimit të disa efekteve shumë të mira në organizëm. Që nga tretja e deri tek kurimi.

    E pasur me antioksidantë

    Nxit funksionimin e metabolizmit

    Përmban fibra, vitamina dhe përmbajtja të lartë të klorofiles që ndikon në largimin e toksinave kimike.

    Lufton qelizat tumorale. Relakson mendjen duke prodhuar valë alfa, përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin.

    Përmban vitaminë C, krom dhe magnez.

    Redukton kolesterolin e keq dhe sheqernat në gjak. Shton energjinë.

    Përshpejton metabolizmin katër herë më shumë se mesatarja duke djegur yndyrën, apo kaloritë pa asnjë efekt anësor si rritja e presionit të gjakut apo rrahjet e zemrës.

    Mund të zëvendësojë edhe kafen.

    Madje një studim edhe më i detajuar na tregon grafikun e agjentëve mbrojtës të trupit duke e cilësuar si antioksidantin më të mirë të mundshëm.

    Një kupë me Matcha e barabartë me dhjetë kupa me çaj jeshil.

     

    Ja çfarë i dhurojmë trupit tonë në një gram Matcha.

    Matcha në vendin tonë gjendet në dyqanet që përmbajnë produkte bio, në qëndrat tregtare, në dyqanin dhe barin e çajrave bio, AtshCaffe, tek TeDuKtu, si dhe mund ta porosisni online. Në formën e çajit përdoret një lugë në ditë i kombinuar në një kupë me ujë ose qumësht. Matcha mund të përdoret në qindra receta, që tek lëngjet detox e deri tek te gjitha llojet e ëmbëlsirave për t’u dhënë shije, me pak kalori dhe ngjyrë të bukur. Anjeza Maja. Blogu – It’s butter baby/ Copyright Tiranapost.al