Te gjitha Tech

Harroje se mund t’i lexosh prapë mesazhet e tjetrit në WhatsApp, edhe nëse gjen kodin e telefonit


WhatsApp duket se është i vetmi aplikacion që i kushton rëndësi të madhe mesazheve private. Së fundmi ka vendosë të rrisë në maksimum sigurinë, më shumë nga kureshtarët që fusin hundët duke lexuar mesazhet e miqve në telefon, edhe ato më privatet.

Është menduar të vendoset funksioni me touch ID dhe Face ID, që do të thotë kur futesh në chat duhet të vendosësh gishtin apo ta vendosësh telefonin përpara fytyrës që të hapen të gjitha mesazhet private.  Kjo do të thotë se edhe nëse dikush të zbulon kodin e telefonit, nuk mund të futet në WhatsAPP pa u bërë identifikimi.  Sipas faqes BetaInfo, mund të përdoren edhe të dyja metodat bashkë, identifikim me gisht, e më pas me FaceID.  Ende nuk ka një datë se kur do bëhet update me ndryshimet e reja, por kur të ndodhë, herë tjetër lerë telefonin pa problem mbi tavolinë./ Marrë nga BetaInfo/ Tiranapost.al. 

WhatsApp e gjeti një vend ku të fusë reklamat

Një ndryshim nga WhatsApp që do prekë ‘Mute Chat’!