• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Haradinaj shton tonet me Vuçic për kufijtë dhe e akuzon për deklarata luftënxitëse


    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pas deklaratave të këtij të fundit  se kufijtë e Serbisë nuk mbarojnë në Jarinjë e Brnjak, aktualisht dy pikat kufitare me Kosovën.

    Kreu i qeverisë së Kosovës, i ka quajtuar deklaratat e Vuçiç, si “kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse”.

    “Këto deklarata janë një sulm i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si edhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon e më gjerë. Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 Shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan Haradinaj.

    Vuçiç deklaroi dje se nuk i njeh kufijtë e kosovës dhe se serbët duan mbrapsht atë që kanë, dhe atë që nuk e kanë dhënë./Tiranapost/A.C

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post