• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Haradinaj shpall kandidaturën për kryeministër: Kosova nuk do të ndahet, do ta mbrojmë edhe me jetë


    Është shpallur zyrtarisht kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës, as në tavolinën e bisedimeve, e as në forma të tjera.

    “Kur ne ishim duke mbrojtur pragun e shtëpisë sonë atëherë, që ishte edhe pragu i jetës sonë, NATO e primë nga Amerika na ndihmoi, u jemi përjetë mirënjohës. Por kush është shtëpia jonë sot, shtëpia jonë e gjithë neve që jetojmë në Kosovë, edhe e komuniteteve, është Kosova, kush është pragu i shtëpisë sonë sot, prahu i shtëpisë sonë është kufiri, është Kushtetuta, është deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së, dhe ne e kemi mbrojtur dhe do e mbrojmë edhe sot, do ta mbrojmë gjithnjë pragun e shtëpisë, Kosovën. Kosova nuk ka me u nda, as në tavolinë, as pas shpine, as në front, do ta mbrojmë Kosovën, qoftë edhe me jetë”, tha ai.

    Ai tha se populli i Kosovës është zot shtëpie.

    Para simpatizantëve të AAK-së dhe PSD-së, Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të kthehet prapa duke u mashtruar nga oponentë, që sipas tij në kohë fushate i mashtrojnë qytetarët për t’u marrë votën.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, të cilat janë në koalicion parazgjedhor, përveç nominimit të Haradinajt, kanë prezantuar edhe 110 kandidatët për deputet të Kuvendit. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690