Kosova

Haradinaj shkarkon ministrin që i quajti shqiptarët terroristë dhe gjakpirës

Haradinaj shkarkon ministrin që i quajti shqiptarët terroristë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra këtë të martë Ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç, pasi ky i fundit i quajti shqiptarët terroristë dhe gjakpirës.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj në rrjetet sociale

Ministri serb tha se bombardimet e NATO-s ishin agresion ndaj Serbisë dhe se shqiptarët janë terroristë./Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/ministri-serb-i-kosoves-i-quan-shqiptaret-terroriste-dhe-gjakpires/