• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Haradinaj sfidon kundërshtarët: Ata që refuzojnë taksën, mund të largohen nga qeveria


    Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet e tillë. Por ai pati një ftesë të fortë për të gjithë kundërshtarët e saj, kryeministri i ftoi që të largohen nga qeveria, duke shtuar se taksa nuk do të hiqet.

    “Partnerët e koalicionit kanë instrumente të tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Haradinaj për Rtv Dukagjini.

    “Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bie edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet”, tha ai.

    Haradinaj insiston që taksa nuk do të hiqet pavarësisht presionit të SHBA-BE dhe partnerëve të tij të koalicionit qeverisës./Tiranapost/A.C