Aktualitet

Haradinaj për taksën e Rrugës së Kombit: Paguaj me qejf sa të doni, ama mos na e lini rrugën ashtu

Shuma e vendosur për kalimin në Rrugën e Kombit është e tepruar, kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili foli për televizonin KTV.

“Ta bëjnë atë autorrugë se ka mbetur keq shumë. Që të kalosh nga Morina e deri diku te tuneli është tmerr. Është e papërfunduar, ato ura, ato dy nivelizime të këqija… Është e rrezikshme. Është mandati i dytë i Edi Ramës dhe duhet ta përfundojë këtë rrugë. Ka mbetur pjesa nga kufiri me Kosovën, në ngjitje të tunelit; ka mbetur pjesa kur mbërrijmë në Milot dhe pjesa deri në Vorë”, citohet Haradinaj nga mediat e Kosovës teksa shton se taksa prek më shumë shtetasit  e Kosovës duke arsyetuar se: për shkak të mospërfundimit të rrugës, ata humbin me amortizim makine dhe  kohë, e duke i shtuar edhe 5 eurot e taksës,e bën diçka të ekzagjeruar”.

Megjithatë në fund Haradinaj thotë: "Të thuhet do vendosim kritere, mirëmbajtje dhe këtë taksë, atëherë jemi në rregull. Unë e paguaj me qejf, jo 5 euro, por sa të duash, ama mos na e lë rrugën ashtu”.   Ndërkohë, dje pati protestë  nga Kamionistë nga anëtarë të kompanive të Kosovës në Morinë kundër taksës.  Për makinat e mëdha dhe të rënda, kryesisht ata që transportojnë mallra taksa që duhet të paguajnë për të kaluar shkon tek 22 euro. Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/paguaj-u-vendosen-edhe-tabelat-tek-rruga-e-kombit/