• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Haradinaj nuk shkon në samitin në Çeki. A lidhet me deklaratën e presidentit se nuk e pëlqen dhe do tërheqë njohjen e Kosovës?


    Deklarata e presidenti çek dje pranë presidentit serb Vuçiç se nuk i pëlqen Kosova dhe do bisedojë nëse është e mundur të tërheqë vendimin e njohjes së pavarësisë, shkaktoi reagime të shumta, edhe nga pala çeke ku u tha se nuk do të ketë asnjë ndryshim vendimi.

    Mungesa e ish kryeministrit Haradinaj në samitin e V4 dhe WB6 në Çeki, megjithatë nuk lidhet më këto deklarata. Vetë Haradinaj ka postuar një status, ku për arsyen se nuk mund të jetë në samit thotë se është i angazhuar në zgjedhjet që mbahen në Tetor.

    Reagimi i Haradinaj: 

    Të nderuar qytetarë,
    Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.
    Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.
    RH/ Tiranapost.al. E.B

    Krah Vuçiç, presidenti çek lëshon deklaratën: Nuk më pëlqen Kosova, do kërkoj të tërheqim njohjen!

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690