• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Haradinaj mesazh ndërkombëtarëve: Nuk keni aleatë më të fortë se shqiptarët në Ballkan


    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sërish se nuk nuk do të lejojë kurrë një ndarje të Kosovës. Haradinaj pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilëve u kujtoi se shqiptarët janë aleatët më të rëndësishëm të perëndimit në Ballkan.

    “Nuk do të lejojmë të ndahet Kosova, as të preken kufijtë e Kosovës, e as toka e territori i Kosovës. Kush shkon asaj rruge e ka gabim, qoftë vëlla i yni, qoftë tjetër. Miqve u bëjmë thirrje, nuk keni aleatë më të fortë si shqiptarin në Ballkan, jemi properëndimor, euroatlantik, do t’i kryejmë punët e Kosovës . Do të vijë dita kur shumë prej tyre do të skuqen për ato që po i bëjnë e që janë të padrejta, në kohën kur po përballemi me Serbinë, me agjendat e Vuçiçit, me planet e tij për ta ndarë Kosovën, me planet e ndërkombëtarëve të tjerë për të na ulur kokën, goditjet që vijnë nën brez të vëllezërve dhe motrave tona nuk janë në rregull. Duhet ta korrigjojnë vetën ata që e dinë si kemi ardhur deri këtu, sa vështirë ka qenë dhe çka na pret përpara.”/Tiranapost/A.C