Aktualitet

Haradinaj i kthen tjetër përgjigje Erdogan: Nuk të lejoj të përzihesh në punët tona

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, kërcënoi mëngjesin e sotëm kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj duke u shprehur se në rast se do të donte mund të rrëzojë qeverinë në Prishtinë.

Në kundërpërgjigje të kësaj ofensive, Ramush Haradinaj është shprehur se nuk do të lejëojë Erdogan që të përfshihet në punët e tij të brendshme, sikurse edhe Kosova nuk ndërhyn në punët e Turqisë.

Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë të na njohin, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.

Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emrin tonë në Kosovë, do i bëjmë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”- ka thënë Haradinaj në një aktivitet kulturor në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. K.H/ tiranapost.al