• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Haradinaj: Kjo qeveri përfundoi ashtu siç nisi


    Pas votimit në Kuvendin e Kosovës për të rrëzuar qeverinë, ka reaguar lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai i është drejtuar mediave duke mbajtur një konferencë.

    Haradinaj tha se sot u konstatua se koalicioni qeverisës përfundoi ashtu siç filloi, me turpin e vet të mashtrimit dhe se rrëzimi i qeverisë ishte një lajm i mirë. “Ky vendim nuk duhet të pengojë vullnetin e sovranit”.

    Alanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur votimin e mocionit të mosbesimin  ndaj qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.  Gjithashtu ai tha se Kosova nuk do lejojë Serbinë të “fusë duart” në politikën e Kosovës.

    Brenda 45 ditësh do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Nesër Presidentit Thaçi i duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

    Në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 114 deputetë në Kuvend.  Nga të cilët, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan. E.B

    18449888-10209118247569345-1392448019-n_1494422573-629858

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post