Aktualitet

Haradinaj jep një lajm të mirë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, çështje javësh

Kryeministri i Kosovës ka thënë sot se brenda pak javëve qytetarët do të marin lajmin për liberalizimin e vizave.

“Besoj se është interesi i të gjithë neve që kjo të ndodhë sa më shpejt. Jam aktiv në këtë temë. Plot aspekte të kësaj teme nganjëherë duken se janë dramatizuar dhe përkeqësuar, por unë mbaj shpresë se nuk do të shkojë në pakufi”, tha ai.

Gazetarët i kanë kujtuar kryemistrit se kishte premtuar që në 90-ditëshin e parë të qeverisjes së tij, Kosova do të merrte liberalizimin e vizave, por kjo nuk ndodhi.

“Nuk ka ardhur me 90 ditëshin dhe ju keni të drejtë, por nuk besoj se do të shkojë shumë gjatë dhe në pakufi kjo situatë. Mendoj se do ta marrim lajmin e merituar në një afat të caktuar kohor, nuk po them ditë sepse nuk e di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, pro nuk besoj se do të shkoj në pakufi”, ka thënë Haradinaj./ Copyright Tiranapost.al