• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Haradinaj i drejtohet Gjykatës: Të përcaktohen detyrat deri në krijimin e qeverisë së re


    Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese përcaktimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas dorëheqjes së tij.

    “Kjo nuk është me ndërhyrë në afate të zgjedhjes, por me krijuar shembull për herët e ardhshme. Kushtetuta jonë nuk e ka precizuar se si veprohet kur Kryeministri jep dorëheqjen”.

    Haradinaj ka kërkuar që të mos zvarritet caktimi i datës së zgjedhjeve.

    “Kam kërkuar nga presidenti, nga parlamenti, nga partitë politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për të shpallur zgjedhjet në afatin e rregullt kohor, pra të mos i vonojnë”.

    Ai ka ftuar për nesër në një takim dy liderët e tjerë të koalicionit qeverisës, kreun e PDK-së, Kadri Veselin dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Haradinaj është pyetur edhe për mos njoftimin e liderëve të tjerë institucionalë për dorëheqjen e tij, por ka thënë se ai e ka bërë njoftimin në vendin dhe kohën e duhur. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post