Lajme nga Bota

Haradinaj flet me tone të ashpra: Kush flet për ndryshimin e kufijve është armik i Kosovës

Haradinaj flet me tone të ashpra: Kush flet për ndryshimin e kufijve

Të gjithë ata që flasin për ndryshimin e kufijve të Kosovës sipas kryeministrti Ramush Haradinaj janë armiq të vendit. Gjatë takimit me familjet e dëshmorëve në komunën e Deçanit, foli me tone të ashpra kundër ndryshimit të kufijve.

“Cilido prej nesh, qytetar, mësues, polic, ushtar, deputet apo president, me Kushtetutë janë të obliguar të mbrojnë Kosovën e 17 shkurtit. Kushdo tjetër që e cenon 17 Shkurtin, a është djalë dëshmori, a luftëtar i dalluar, është armik i kombit tonë. Nëse dikush i vendit tonë e cenon dhe hap temën e kufijve tonë, është armik i Kosovës, i kombit të vet”, tha Haradinaj.

Ndërsa foli për taksën ndaj mallrave serbë, kreu i qeverisë tha se nuk do tërhiqet nga vendimi, pasi vetëm kështu do të ketë një marrëveshje me Serbinë.

“A e dini që taksa do t’i ngusë që të vijnë te marrëveshja. Deri tani koha i ka konvenuar Serbisë, na ka dobësuar neve gradualisht. Por tani ka ndryshuar Kosova. Sot ka Ushtrinë, Ligjin e Trepçës dhe Kosova ka vendosur taksë”, tha kryeministri i Kosovës./Tiranapost.al