Aktualitet

Haradinaj e nis me demarkacionin. Shkarkohet Komisioni i Mehës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka filluar menjëherë punën dhe vendimin e parë e dha: Të shkarkojë Komisionin me në krye Murat Meha. Shkarkimi i këtij Komisioni shtetëror që punonte për caktimin e kufirit me Malin e Zi është vendimi i parë i qeverisë Haradinaj. Para se të ndodhte shkarkimi, kryetari Murat Meha kishte dhënë dorëheqjen javë më parë, për të cilën edhe Haradinaj e përmendi dhe e vendosi ndër arsyet e tjera për planin e tij për shkarkim.

Haradinaj bëri propozimin për shkarkimin ndërkohë që caktoi një emër tjetër, Shpejtim Bulliqin për të krijuar ekipin dhe të marrë përgjegjësitë për të krijuar Komisionin shtetëror për demarkacionin. Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të ngecë në këtë drejtim dhe marrë shkas nga skadimi i mandatit të Komisionit të kaluar, ai propozoi shkarkimin dhe emërimin e dikujt tjetër për të marrë përgjegjësitë.

Ramushi

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Propozimi i kryeministrit të Kosovës u hodh në diskutim para anëtarëve të kabinetit qeveritar. Ndërkohë, më parë, Murat Meha, tashmë ish- kryetar i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, foli gjatë debatit për demarkacionin gjatë muajit gusht ku tha se institucioni shtetëror që ai përfaqëson nuk e ka ndryshuar asnjë metër katror të territorit. Tiranapost.al E.B

Image result for Murat Meha

Murat Meha