Aktualitet

Haradinaj apel shqiptarëve që s'janë prekur nga tërmeti: Mos keqpërdorni situatën, është mashtrim se ju çojmë ne për Gjermani

Haradinaj apel shqiptarëve që s'janë prekur nga

Ramush Haradinaj foli sot për një situatë, ku disa OJQ apo të tjerë, marrin shqiptarë me kamionë që nuk janë prekur nga tërmeti dhe i dërgojnë në Kosovë, që më pas sipas tyre të shkojnë në Gjermani. Haradinaj bëri thirrjekëtyre shqiptarëve, të mos nisen drejt osovës së nuk është e vërtetë, se kampi që ndodhet në Kosovë quhet kampi inovativ gjerman, por nuk të dërgon në Gjermani, me bileta e akomodim falas.

Haradinaj tha:

Çdo shtetas që hyn në Kosovë nuk do ngelet pa strehe si i prekur si jo, por nuk shtë ne rregull mbizhvendosja pa kriter, që nuk janë prekur nga tërmeti por janë në kushte mizerje. Dikush i sjell me autobus se mendojnë se do i dërgojmë në Gjermani.

Iu bëj thirrje qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që ata që hyjnë në parkun gjerman do t’i çojmë në Gjermani, është mashtrim ky. Kushdo që vjen në këtë kamp do të ketë përkujdesjen e nevojshme se ne jemi vllazën, por nuk është e vërtetë që prej aty i ngarkojmë në aviona dhe i çojmë në Gjermani”. / Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/1509317805887563/