Aktualitet

I hapi derën 21 vite më parë, Emiri i Katarit kthehet në Brindisi për të falënderuar nënë Terezën

Esencë editori/Kjo përrallë moderne nis 21 vite më parë. Atëherë Hamad bin Khalifa al-Thani, sheik i Katarit dhe një nga njerëzit më të pasur të planetit, themelues i Al Jazeera si dhe pronar i Qatar Airways, ndodhej në lungomaren e Brindisit, ku sapo kishte zbritur nga anija e tij, e cila kishte ankoruar për një problem teknik.
I hapi derën 21 vite më parë, Emiri i Katarit kthehet në

Sipas medieve italiane, Al –Thani eci më këmbë përgjatë rrugës Regina Margharita si një turist i çfarëdoshëm. Pas shëtitjes që zgjati sheiku kishte pasur nevojë të shkojë në tualet. Por ishte vonë, pasi baret dhe restorantet ishin të gjitha të mbyllura.

Hap pas hapi ai u gjend në qendrën historike të Sciabiche. Në pragun e një porte e ulur në buzë të saj ishte Teresa që atëherë ishte 68 vjeçe. ‘Keni nevojë për ndonjë gjë?” i kishte thënë gruaja , që ishte nënë e dhjetët fëmijëve. ’Nje tualet më duhet”, ishte përgjigjur Sheiku. ”Ju lutem hyni”, kishte thënë gruaja. Kur al-Thani e kishte falënderuar, i kishte premtuar gruas së do kthehej ta takonte sërish. Dhe nuk ishte thjesht një frazë e përdorur nga rrethanat, sepse Sheiku u kthye për ta parë Gjyshe Terezën.

21-vjet më pas , al-Thani zbriti nga një yaht i ri, shumë më i madh se ai i atëhershmi. I pagëzuar me emrin ‘Katara’. Gjatë ndalimit në Brindisi, al -Thani ka shprehur dëshirën për të vizituar atë gjyshe shumë të sjellshme që i hapi shtëpinë 21 vite më parë.

Teresa Borsetti, një stërgjyshe 89 vjeçare, kurrë nuk e do kishte imagjinuar të ritakonte pas 21 vitesh, atë burrë elegant arab, që i kërkoi vite më parë të përdorte tualetin e saj të shtëpisë.

Sheiku së bashku me eskortën e sigurisë ka mbërritur në “Sciabiche” dhe më në fund ka gjetur Terezën.

Kur Sheiku ka shkuar të takojë të moshuarën 89 vjeçare, së bashku me të ishin dhjetë fëmijët dhe rreth 30 nipër e mbesa. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë. Tereza ka ofruar kafe dhe ëmbëlsirën tradicionale publieze të mbuluar me mjaltë. Dihet shumë pak për atë çfarë është thënë në atë takim, pasi rregullat e security kanë qenë taksative, asnjë video apo foto. Al-Thani, miliarderi që është pronar i dyqaneve Harrods, I skuadrës së futbollit Paris Saint Germain dhe i hotelit Gallia në Milano, dhe ka një pasuri marramendëse.

Sheiku al-Thani thuhet se i ka bërë Terezës një dhuratë, që mbetet top secret dhe ka qenë e pamundur të dihet se për çfarë behej fjalë, por mbi të gjitha ai i ka bërë një ftesë: “Hajde më tako së bashku me të gjithë familjen tënde” dhe ka paguar biletat për të gjithë pjesëtarët e familjes së gjyshe Terezës.

Teresa Borsetti, stërgjyshja 89 vjeçare

Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa al-Thani

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet medieve italiane. Copyright Tiranapost.al