• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Hapet zyra me një ndalesë në Belsh, 150 shërbime për qytetarët


    Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA, çeli sot zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Belsh, e cila do të ofrojë mbi 150 shërbime publike të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

    Të pranishëm në këtë inaugurim ishin zv/kryeministri, Erion Braçe, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, deputeti i zonës, Musa Ulqini dhe Drejtori Ekzekutiv i ADISA, Lorin Ymeri.

    Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë në qytetin e Belshit është kolokimi i dytë i këtij lloji pas atij në Bashkinë e Maliqit./Tiranapost/A.C