• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Hapet zyra e Oficerit Ndërlidhës të Europol, Soreca: Kam qenë avokati kryesor i Shqipërisë kur punoja në KE


    Në ceremoninë e mbajtur brenda ambienteve të Policisë së Shtetit, për hapjen e Zyrës së Oficerit Ndërlidhës të Europol e mori fjalën ambasadori Soreca, dukë vënë në pah faktin se është zyra e parë e oficerit ndërlidhës të Europol që hapet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Soreca tha se muajt e fundit janë parë rezultatet konkrete në goditjen e grupeve kriminale, me një numër operacionesh të suksesshme, dhe se tashmë me një bashkëpunim më të thellë me hapjen e kësaj zyre por edhe financimet dhe prurjen e pajisjeve të reja teknike të nevojshme në operacione , e ardhmja e Shqipërisë në BE do të jetë shumë e afërt, shpresëdhënës Soreca se vendimi për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit do të jepet pozitiv këtë tetor.

    Më poshtë keni një pjesë nga fjala e ambasadorit:

    Për arsye operacionale kemi parë gjatë muajve të fundit rezultate konkrete me goditjen e grupeve kriminale, një numër operacionesh përfshirë Europolin dhe organeve ligjzbatuese ne BE dhe Shqipëri që kanë çuar në arrestimin e udhëheqësve grupeve kriminale, dhe sekuestrimin e parave bizneseve dhe asete kriminale. ‘Finger’ është vetëm shembulli i fundit. Këto dëshmojnë se autoritetet shqiptare janë partnere të besueshëm. Policia shtetërore, gjithnjë e më tepër është në gjendje të angazhojë operacione tejet delikate në stadin evropian. Ky bashkëpunim vetëm do e ndihmojë Shqipërinë që të tregojë për punën që ka bërë deri më tash, që do ndikojë edhe me venidimin e Këshillit. Është edhe një arsye tjetër pse ndihem i lumtur që kam qenë këtu. Unë në detyrën që kam mbajtur më parë në Komisionin Europian kam qenë avokati kryesor që Shqipëria të ishte një nga vendet që të kishte një oficer ndërlidhës të Eruopol. ndaj është kënaqësi.

    Më praninë e Oficerit do këtë më shumë rezultate, policia do ndihmohet që marrëveshja e bashkëpunimit do të forcohet. Policinë shqiptare e inkurajoj të shkëmbejnë informacione me partnerët ndërkombëtarë, ‘Oficeri i ri’ është një instrument tjetër operacional shtesë përveç të tjerave. Prania e Frontex gjithashtu ka dhënë efektet e para. Është një moment tjetër historik për bashkëpunimin e rëndësishëm, për sundimin me ligjin. Marrëveshja me EuroJust gjithashtu do hyjë në fuqi gjithë shpejt.

    Jam i bindur që Europol dhe policia shqiptarë do arrijnë që këtë bashkëpunim ta çojnë në një nivel më lart.

    Të pranishëm në eventin që u mbajt me rastin e hapjes së Zyrës së Oficerit Ndërlidhçs të Europol ishte drejtoresha e Europol, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj./ Tiranapost.al. E.B

    Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 11 juillet 2019