Aktualitet

Hapet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës për studentët/ 2 mijë vende të lira, si të aplikoni

Hapet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës për

Hapet zyrtarisht programi Kombëtar i Praktikave të Punës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini. Përmes një statusi në facebook, Shahini fton të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç që të aplikojnë për të përfituar një eksperiencë pune në Administratën Publike.

Kriteri i vetëm për t’u bërë pjesë e këtij programi është që të keni përfunduar ciklin e parë të studimeve, ndërsa aplikimet do të jenë të hapura deri më 28 shkurt 2019.

“Sot hapet zyrtarisht Programi Kombëtar i Praktikave të Punës #4. Të gjithë ju të rinj, nga 21 – 26 vjeç, që keni përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, nxitoni të aplikoni në http://praktika.arsimi.gov.al. Aplikimet janë të hapura deri më 28 shkurt 2019. Ky është momenti yt!”, shkruan minstrja.

Programi do të ofrojë rreth 2 mijë pozicione praktike, më konkretisht në:

• 15 institucione shtetërore qendrore

• 105 institucione të varësisë

• 50 njësi të vetëqeverisjes vendore

• 12 shoqëri tregtare/Copyright/Tiranapost/A.C