Aktualitet

Hapen rrugët

Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve
Hapen rrugët

Që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin.

Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve.

Disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike.

Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella për shkak të ngricave, ndërkohë grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve.

Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:

EC: SITUATA DHE MASAT - ORA 09:00

QARKU KUKËS

Të gjithë akset kombëtare janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Firmat kontraktore vazhdojnë të punojnë me mjetet dhe forcat e tyre duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.

Policia rrugore po mban në monitorim të vazhdueshëm të gjitha akset rrugore.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë. Për mirëmbajtjen e këtij aksi janë angazhuar 4 borëpastruese.

Në asket rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Ura e Zapodit-Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në këto akse punojnë 3 borëpastruese dhe 3 fadroma.

Aksi Fushë-Dugagjin-Qafë Shllak është e qarkullueshme me zinxhirë deri në qendrën e njësisë administrative Malzi ndërsa pjesa tjetër deri në Qafë Shllak e Qafë Mali është e qarkullueshme me zinxhirë.

Gjithashtu akset rrugore Kukës-Krumë dhe Krumë-Qafë Prushi-Kam janë të qarkullueshme pjesërisht pa zinxhirë

Akset Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam dhe Dushaj - Lekbibaj janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Bajram Curri-Qafë Morinë është i qarkullueshëm pa zinxhirë.

Akset rrugore rurale të njësive administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod dhe Shishtavec, me fshatrat e tyre vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora.

Rrugët rurale të fshatrave Cahan dhe Mujaj-Dajç ,Brenogë, Domaj, Pogaj, Kishaj, Pusi i Thatë Selimaj, Lekurtaj, Shëngjergj, Peraj, Palcë, Brisë, Gjonpepaj, Curraj i Epërm dhe Myhejan për në qendër të Njësive Administrative janë të bllokuara.

Pa energji elektrike janë Njësitë Administrative Grykë-Çajë ,Arrën, Lekbibaj si dhe fshatrat Çam, Gjinaj, Pogaj dhe Kishaj

Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për të sjellë energjinë elektrike në zonat problematike të qarkut.

QARKU DIBËR

Në bashkinë Dibër aksi rural Reç-Lurë dhe Peshkopi-Lurë janë të bllokuar dhe po punohet në secilin prej tyre. Akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme ndërsa firmat kontraktore vazhdojnë të duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.

Akset rrugore Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese.

Ndërkohë akset Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e Çerenecit-Ostren-Trebisht, Klos-Xibër dhe Klos-Gurrë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike

QARKU SHKODËR

Akset rrugore kombëtare janë të gjithë të qarkullueshëm, pjesërisht pa dhe me zinxhirë. Situata më problematike paraqitet në akset rurale si Shkodër-Shosh-Breg Lumi, i cili është bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit dhe Shkodër-Bogë-Theth i cili është bllokuar në Qafë Thore. Në këto dy akse trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Për pastrimin e tyre janë angazhuar 3 fadroma dhe një mjet me zinxhirë i ushtrisë.

Ndërkohë në akset Qafë Mali-Fierzë Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Qelëz-Pukë-Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë

Probleme furnizimi me energji elektrike ka në disa fshatra të njësisë administrative Shalë, Shosh, Pult Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan. Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve.

QARKU LEZHË

Aksi rrugor kombëtar Rrëshen-Tuneli i Kalimashit është i qarkullueshëm me zinxhirë në pjesë të veçanta. Firma kontraktore po punon me 7 borëpastruese për të pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në këtë aks rrugor për të siguruar kalueshmërinë e mjeteve.

Aksi rrugor Rrëshen-Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave. Policia rrugore po monitoron qarkullimin e mjeteve në akset rrugore kombëtare të qarkut.

Akset rrugore rurale të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë, janë hapura nga bora, e cila ka trashësinë nga 30-50 cm.

Në njësinë administrative Fan, Orosh dhe Selitë, mungon pjesërisht energjia elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për të riparuar defektet.

QARKU ELBASAN

Akset rrugore kombëtare janë gjithë të qarkullueshëm normalisht nga mjetet. Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i qarkullueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë ngrice. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike.

QARKU KORÇE

Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec-Lin, në të cilin duhet të përdoren zinxhirët.

QARKU VLORË

Në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka punuar duke hedhur kripë dhe skorje në aksin rrugor dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.

Në Qafën e Muzinës nuk kanë rënë reshje bore por ky segment rrugor mbahet në monitorim nga firma kontraktore. Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

SITUATA SIPAS AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

Tiranë

Akset e Dajtit qarkullohen pa zinxhirë, përveç segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm me zinxhirë, po punohet intensivisht duke i dhënë prioritët për shkak të numrit më të madh të qendrave të banuara në këtë zonë. Janë hedhur 100 tonë kripë.

Aksi Degëzim Tunel – km 29 – Bradashesh, është spërkatur vazhdimisht me kripë dhe borëpastruesja është vazhdimisht në punë. Edhe në aksin Tiranë – Ndroq – Plepa – Durrës, është hedhur kripë në vendet ku ka ngrica.

Durrës

Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, borëpastrueset janë në gatishmëri. Deri tani është hedhur 35 tonë kripë.

Elbasan

Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës me borëpastruese dhe me fadromë. Janë hedhur 150 tonë kripë.

Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet. Kalimi pa zinxhirë. Janë hedhur 20 tonë kripë. Në aksin Librazhd – Steblevë, qarkullohet pa zinxhirë, përveç segmentit Lunik – Steblevë, ku qarkullimi kryhet me zinxhirë. Janë hedhur 30 tonë kripë.

Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur.Është hedhur 5 tonë kripë.

Berat

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Vlorë

Në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal dhe pa zinxhirë. Në Qafën e Llogorasë mjetet borëpastruese janë në gatishmëri. Ka të depozituara edhe sasi kripe. Ne akset e tjera të këtij qarku nuk ka probleme.

Gjirokastër

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Korçë

Gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, nga -13 deri në -16 gradë, dhe erë gjithashtu gjë që ka sjellë borën në segmente të ndryshme të rrugës, njëkohësisht rrugët janë nën efektin e akullit.

Kompanitë e Mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që mbulojnë.

Aktualisht në Aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Gjithashtu qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe për aksin rrugor Pogradec-Lin.

Të gjitha akset e tjera të Qarkut Korçë janë të kalueshme pa zinxhirë.

Fier

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Lezhë

Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës me 4 borëpastruese. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet pjesërisht me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal.

Kukës

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2m borë. Është hedhur kripë për të eliminuar ngricat. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Dibër

Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Shkodër

Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm (në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi, kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi kryhet me zinxhirë, me vështirësi.

Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.

Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave.Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.

Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F.Arrëz.

Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur.