25 rreshtat e MirësTe gjitha

Do hapen negociatat dhe ky është dënimi që kemi hak


Mira Kazhani/ Ka një qetësi të patrazueshme këto ditë, kur të gjitha lajmet që vijnë nga Brukseli nuk lënë vend për dyshim: Hapja e negociatave është fakt.

Asnjëra palë në Shqipëri nuk po bën gafën që të luajë përkundër, edhe pse jo të gëzuar ka më shumicë. Hapja e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE është pjesë e një relievi të komplikuar për të ardhmen. Sigurisht, nuk do futin, as nxjerrin nga burgu, kënd, por janë një hap më para llogaridhënies, detyrave dhe ligjeve që kërkojnë zbatim.

Kur shikon Tiranën, është prej vërteti më pranë Europës në pamje, veshje, pjata, restorante, vajza dhe djem. Por, nuk është kjo Europa që kërkojmë të kapim. Hapja e negociatave është një Europë disipline. Europa fsheh luftra, gjak, histori me mafie, me monarkë të vrarë, me mëkatet e veta, por një kontinent që i ka rezistuar atavizmit dhe ka kurajon që të mbajë ende princër, princesha, mbretër dhe të bashkëjetojnë të gjithë me politikën e re.

Europa ka sot luftën me terrorizmin dhe diktatorët, që i ka në zemër dhe muret e saj, por mbetet një shtëpi ku e ka vendin karrigia jonë, sidomos për faktin se ende pa ardhur i bëri të gjithë sus! 25 rreshtat e Mirës është një rubrikë e përditshme e tiranapost.al