Showbiz

Hapa mbrapa në feminizëm. Bota po ndalon abortin dhe gratë e famshme po dalin kundër

Hapa mbrapa në feminizëm. Bota po ndalon abortin dhe gratë e

Lëvizja "Prolife" është duke rikthyer në botë ligjin që ndalon abortin dhe emra të njohur të artit po i dalin kundër, sigurisht ato janë gra. Se në fakt kjo çështje ka të bëjë me të drejtat e tyre dhe është luftuar gjatë për të fituar të drejtën e kontrollit mbi trupin e tyre. Ndaj kanë krijuar sloganin “Burrat s`duhet të bëjnë ligje mbi trupin e grave. Dua Lipa, Chiara Ferragni janë disa nga vajzat që e kanë shpërndarë këtë foto.

[caption id="attachment_374973" align="aligncenter" width="720"] Postimi i Chiara-s në Story[/caption]

[caption id="attachment_374974" align="aligncenter" width="920"] Postimi i Duas në Instagram[/caption]

Ndërkohë e fundit që ngriti zërin duke dhënë mendimin e saj është Eva Longoria.

[caption id="attachment_374972" align="aligncenter" width="914"] Postimi i Eva-s në Instagram[/caption]

“Zgjohuni të gjithë! Ky projektligj nuk ka të bëjë me abortin. Ka të bëjë me kontrollin. Kontrolli mbi të drejtat e grave! Nuk mund ta lejojmë që ky ligj të heqë dorë nga të drejtat tona”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.