SPORT

Hamilton afër rekordit të rradhës

Sa shanse ka Lewis  Hamilton per te arritur thyerjen  e rekordit  te  vendosur nga Michael Schumacher  me 91 fitore te Cmimit te Madh ( Grand Prix-GP)? 60  gara  te fituara, mbeten  31 gara te tjera per te mposhtur rekordin?

Lewis Hamilton u bë piloti  i dytë  ne historine e Formula One F1 i cili ka arritur te fitoje  60  Cmime te Medha Grand Prix ne GP të Singaporit, duke e konsoliduar vendin e tij të dytë në renditjen e të gjitha kohërave.

Michael Schumacher                             91

Lewis Hamilton                                     60

Alain Prost                                             51

Sebastian Vettel                                    46

Ayrton Senna                                        41

Fernando Alonso                                  32

Anglezi tani ka nëntë fitore më shumë se sa pilotii trete  i tretë në listë, Alain Prost dhe 14 më shumë se  rivali per  titull   Sebastian Vettel  i  cili ndodhet ne vendin e katert.

Por Hamilton mbetet 31 fitore per te arritur  rekordin prej  91 fitoresh  nga  Michael një rekord i cili tashmë ka qëndruar për 11 vjet.

Së bashku me rekordin  Schumacher eshte fitues i shtatë titujve  të kampionatit botëror, fitoret e gjermanit  Schumacher kane qenë prej kohësh konsideruar si pikë referimi që do të qëndrojë më gjatë – dhe ndoshta përgjithmonë. /XH.K