Showbiz

Hakmarrja është një pjatë që hahet e ftohtë. Irina është gati

Hakmarrja është një pjatë që hahet e ftohtë. Irina

Nuk është çudi që gjithë paqja pas ndarjes së Bradley Cooper dhe Irina Shayk, të jetë qetësia para stuhisë. Ka qenë RadarOnline që ka treguar se Irina është gati të hakmerret ndaj ish-bashkëshortit në mënyrën më spektakolare: të tregojë gjithçka në një libër.

Edhe pse propozimi nga një shtëpi botuese në fillim nuk i është dukur ide e mirë, tani modelja ruse ka ndërruar mendje dhe nuk është çudi që së shpejti të kemi në duar një libër që na tregon se kush është në të vërtetë ylli i Hollivudit.

Sigurisht, vështirë të ketë ndonjë fjalë të mirë në ato rreshta, por mendohet se rrëfimi do ketë lidhje kryesisht me tradhtinë dhe lidhjen e tij të ngushtë pas punës, gjë që i kushtoi familjen. Le të presim të mësojmë sidomos misterin e madh: A u lidh vërtet me Lady Gaga-n?/ Tiranapost.al