• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Hajdari: Meta shkeli Kushtetutën, ne mund ta propozojmë vetë shkarkimin e tij


    Deputetja demokratike, Rudina Hajdari, u shpreh se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

    Pavarësisht se nuk u shpreh nëse grupi i saj parlamentar do të votonte nëse duhej pro apo kundër shkarkimit të Metës, Rudina tha se do ta ndjekim këtë çështje në vazhdimësi.

    “Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera’. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm. Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë”, tha Rudina Hajdari e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690