• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Hahn: Shqipëria shembull pozitiv! Ballkani ka mundësi reale për t’u integruar në BE


    Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn thotë se Shqipëria është shembull pozitiv në rajon dhe se Ballkani Perëndimor ka një dritare të vërtetë mundësish për t’u integruar në BE.

    Hahn thekson se është në interesin e BE që të angazhohet në Rajon, pasi kjo do të forconte edhe unionin.

    “Bashkimi Evropian ka kohë që është angazhuar fuqimisht në rajonin e Ballkanit dhe ka mbështetur të ardhmen e tij si pjesë integrale e BE . Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë Bashkimin më të fortë. Viti i kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit”, i ka thënë Hahn revistës “Parlamenti”.

    Komisioneri ka vlerësuar edhe Maqedoninë e Veriut./Tiranapost/A.C