Rajoni Te gjitha

Hahn qytetarëve për referendumin në Shkup: Nëse nuk shfrytëzoni rastin, dera e BE do mbyllet për dekada


Pas mesazhit të Mogherinit dje në Shkup, që qytetarët të votojnë referendumin për emrin e ri nëse duan të hyjnë në BE, eurokomisioneri Johannes Hahn ka folur ende pa mbërritur atje. Para takimit të planifikuar ditën e hënë, Hahn tha se nëse nuk pranohet marrëveshja me Greqinë përmes referendumit të 30 shtatorit, dera e BE do mbyllet me dekada.

Duke folur për MIA, Hahn tha se ky rast është për tu shfrytëzuar nga maqedonasit, pasi në të kundërt, dera do të mbyllet e nëse jo përgjithmonë, të paktën për dekada.

“Ideja është që të krijohet diçka më shumë, nëse ka një perspektivë europiane, kjo do të tërheqë kompani ndërkombëtare, kompani të cilat do të krijojnë vende pune. Nëse ka më shumë industri në vend kjo ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse ata kanë funksion furnizues, të gjitha bashkë simulojnë ekonominë. Nëse ekonomia është e orientuar ndërkombëtarisht kjo ndikon mbi cilësinë e shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe përfundimisht mendoj se është diçka që e kërkojnë edhe njerëzi”. Hahn shprehu bindjesn se, nëse Maqedonia përmbush kushtet e vendosura për fillimin e negociatave, atëherë ato mund të fillojnë që në mes të vitit 2019./ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Mogherini qytetarëve të Shkupit për referendumin: Dyert e BE të hapura, çelësin e mbani ju!