• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Hahn poston letrën e drejtuesve të BE-së: Tirana dhe Shkupi i përmbushën detyrimet, vendet e BE-së tani të bëjnë të njëjtën gjë


    ‘Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur detyrimet. Është koha që vendet anëtare të bëjnë të njëjtën gjë. Falenderoj liderët e BE-së për qëndrimin e tyre të fortë ndaj hapjes së negociatave me të dyja vendet në Tetor’.

    Ky është reagimi i eurokomisionerit për Politikat e Zgjerimit në BE Johannes Hahn, i cili ka shpërndarë në Twitter statusin dhe linkun me letrën e drejtuesve të BE-së, Donald Tusk, Ursula von der leyen, David Sassoli dhe Jean Claude Juncker të cilët kërkojnë nga vendet e BE-së të mbajnë premtimin që u dhanë dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Kujtojmë se çfarë shkruhej në letrën e firmosur nga drejtuesit e Bashkimit Europian: 

    Të dashur kolegë, qershorin e kaluar ramë dakord që jo me vonë se tetori 2019 të merrnim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë. BE qëndron para një zgjedhje strategjike, Nëse BE vendos tani për të filuar bisedimet e pranimit, është një provë e aftësisë së Unionit që të përmbushë premtimet.

    Bota jonë po pëson ndryshime me ritme të shpejta, nëse BE do luajë rolin e saj ndërkombëtar dhe do mbrojë interesat, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e qëllimit.

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e  dy vendeve, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë burim motivimi dhe vendosmërie. Nuk ka garanci për sukses. Do ketë shumë punë të vështirë për tu bërë për reformat gjatë rrugëtimit. Anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshme për këtë. Paralelisht bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate. Ne besojmë se koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet është tani.

    Edhe ambasadori Soreca ka shpërndarë postimin e Donald Tusk nga Twitteri ku ndalet tek fjala e fundit e letrës: Ne besojmë se koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet është tani. / Linku origjinal këtu./ Tiranapost.al.

     

     

    Letër e hapur nga Tusk, Juncker, Sassoli dhe Von der Leyen për vendet e BE-së: Ne besojmë që koha e duhur për hapjen e negociatave të anëtarësimit është tani, për të dyja vendet!

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]