Aktualitet

Hahn për Shqipërinë: Peshqit e mëdhenj të dalin para drejtësisë

Në një intervistë për median gjermane Stuttgarter-Zeintun, komisioneri për zgjerimin në BE Johannes Hahn është shprehur se ka zëra skeptikë për të nisur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi sipas tyre është ende herët. 

“Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit.  Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat. Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit që ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit çojnë para drejtësisë peshqit e mëdhenj që nuk kursehen. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit./ Tiranapost.al E.B

Linku i plotë këtu.