Aktualitet

Habilajt flasin për kostumet Hugo Boss për Tahirin, avokati Maks Haxhia përgjigjet për to dhe disa pikëpyetje për hetimet

Pas të dhënave të dala nga zbardhjet e bisedave të Habilajve ku flitej se ish-ministri vizitoi një dyqan Hugo Boss në qytetin e Katanias ku pëlqeu disa kostume, që trafikantët donin t’ia dhuronin. Avokati është shprehur se Tahiri nuk ka qenë në asnjë dyqan në Katania dhe nuk ka udhëtuar atje përgjatë verës së kaluar. “Nuk ka qenë kurrë Tahiri në atë dyqan në Katania në atë kohë”- është shprehur avokati për ministrin.

Avokati i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me emisionin “Opinion” është shprehur se dokumenti që ka paraqitur Tahiri përpara publikut ku faktohej se nuk po hetohet në Itali është 100% i vërtetë.

Maks Haxhia: Dokumenti është 100% i vërtetë. Në materialet e prokurorisë nuk figuron emri i Saimir Tahirit në proces. Ne nuk kemi njoftim zyrtar se kemi procedim penal. Avokatët e Tahirit në Itali, kanë ndjekur procedurat dhe ai vetë ka kërkuar përmes avokatëve që të jetë person për t’u identifikuar nga organet kompetente italiane. Deri sot nuk kemi një hetim zyrtar në ngarkim të Saimir Tahirit.”

Fevziu: Flasin për disa kostume Hugo Boss në Katania.

Maks Haxhia: Nuk ka qenë kurrë Tahiri në atë dyqan në Katania në atë kohë

Mark Marku: Pse ka marr avokat atëherë në Itali?

Maks Haxhia: Zoti Tahiri duke u vënë përballë një akuzë të tillë nëpërmjet ankimit që u bë në komisionin e mandateve, është mëse e natyrshme që ai të kërkoj të sqaroj pozicionin e tij. Ai ka kërkuar vetë të hetohet nga prokuroria e Katanias.

Ai ka thënë se në materialet e prokurorisë nuk figuron emri i Saimir Tahirit dhe pas interesimit të avokatëve të deputetit në Itali  dhe nuk rezulton se Tahiri është i përfshirë në asnjë lloj hetimi. Ndërkohë, vetë ish-ministri me anë të përfaqësuesve të tij ligjorë është vënë në disponim të autoriteteve kompetente italiane.

/tiranapost.al