• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Guximtarët e një nate vere


    Eventi i organizuar pak muaj më parë në Pallatin e Kongreseve nga “JUTH” ishte dëshmia se shprehja “fati shpërblen guximtarët” është mëse e vërtetë. Kushdo që në fund të shkurtit u bë pjesë e zbulimit të misterit “JUTH” u shpërblye, jo vetëm me emocione, eksperienca të paharrueshme dhe muzikë live nga artistët më të dashur për të rinjtë, por edhe me oferta të panumërta që vetëm aplikacioni “JUTH” i ofron sot në treg. Magjia JUTH vazhdon. Ende pa u shuar mirë adrenalina e atij eventi gjigand në zemër të Tiranës, “JUTH” elektrizon sërish. Vetëm se kësaj here, me biletat e shkarkuara falas nga aplikacioni “JUTH”, juthistët nuk do hynin në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, por në mes të një pylli misterioz, nëpër shtigjet e të cilit do t’i shoqëronte drithërima e horrorit, një ndjesi që të gjithë e njohim mirë dhe e kërkojmë gjithmonë me pultin e televizorit.

    S’po flasim thjesht për një film të frikshëm, shijuar nga divani i shtëpisë.Falë teknologjisë dhe efekteve speciale, të rinjtë e përjetuan filmin aq të gjallë, a thua se ishin brenda tij. Edhe njëherë tjetër, të gjithë ata që guxuan u shpërblyen me një natë të paharrueshme vere. Ishin rreth 1000 guximtarë që u bënë pjesë e eventit “Dare” nga Juth by Vodafone.

    Ata patën mundësi të ndiqnin “A quiet place”, “Një vend i qetë”, por pylli te Kodrat e Liqenit, ku filmi u dha, nuk ishte edhe aq “vend i qetë”. Organizatorët kishin menduar ta bënin sa më emocionuese këtë eksperiencë. Në hyrje të Liqenit, ishin vendosur postera paralajmërues. Ndërsa për ata që guxuan më shumë, Vodafone solli në jetë përbindëshat nëpërmjet teknologjisë VR dhe Augemented Reality.

    Aplikacioni JUTH ofron për të rinjtë shqiptarë një botë të re dixhitale. Akses ekskluziv nëpër evente, kupona me ofertat më të mira, mundësi për të blerë/shitur njësi në GigaMarket si dhe mundësi për të fituar monedha që mund t’i përdorin për të luajtur Pupthi. Këto janë vetëm disa nga mundësitë e panumërta të JUTH. Të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç mjafton të shkarkojnë aplikacionin nga çdo telefon smartphone. Mjafton të guxojnë, që të ndryshojnë botën! / Tiranapost.al. 

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690