• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: FMN kontribuon me 87 milionë euro


    FMN ka dhënë një kontribut prej 87 milionë eurosh në ndihmë të qeverisë shqiptare për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një lidhje direkte Guvernatori i Bankës i cili foli edhe si kreu i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së dha lajmin, ku informoi gjithashtu se bankat kanë hequr komisionet për të lehtësuar procedurat e përshpejtimit të transfertave bankare lidhur me donacionet.

    Gent Sejko shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave të tërmetit 6.4 Rihter, me 51 të vdekur, por edhe shumë të lënduar. Ai tha se ende është herët për të folur se sa është kostoja reale e dëmeve, por njoftoi se do të bëhet një mbledhje si dhe masat emergjente që janë marrë.

    Guvernatori Sejko: 

    Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, i cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për tu përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, i kontributit tonë ,rreth 87 milionë euro. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar. Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes. Shqetësimi i Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar. Për të qenë të koordinuar,kemi organizuar mbledhjen me bankat e nivelit të dytë ditën e nesërme,për të parë çfarë ndikimesh do të ketë./ Tiranapost.al. 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post