SPORT

Gullit: Guardiola nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Messin

Gullit: Guardiola nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Messin

Legjenda holandeze, Ruud Gullit ka thënë se Pep Guardiola po dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi nuk e ka në skuadër Lionel Messin.

Guardiola ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, i pari në sezonin 2008-09, ndërsa i dyti 2010-11.

Megjithatë, katalunasi ka dështuar ta fitojë trofeun me Bayern Munichun për tri vite dhe tani me Manchester Cityn, ku u eliminua në fazën e çerekfinale nga Tottenhami.

Gullit ka vënë në dukje mungesën e Messit si arsyen e vërtetë pse Guardiola nuk arriti të fitojë trofeun me skuadrën gjermane dhe angleze.

“Është për shkak se ai nuk ka Messin. Kjo bën një ndryshim të madh”, ka thënë fillimisht Gullit për beIN SPORTS.

“Ai u përpoq ta bënte atë me Bayern Munichun. Ai ishte afër çdo herë, por nuk mund ta bënte atë.”

“Fitimi i kampionatit të Bundesligës në Munih nuk është më arritje sepse ata fitojnë pothuajse çdo vit”. /XH.K