SPORT

Guardiola rendit shkaqet, pse Premier League është më e vështira

Guardiola rendit shkaqet, pse Premier League është më e

Pep Guardiola përsëri theksoi vlerën e fitores së titullit në Premier League. Trajneri i “qytetarëve” nënvizon se liga angleze e futbollit është më e vështira, prandaj ka një rëndësi të veçantë, por shton se do të përpiqen të fitojnë Champions-in në vazhdim.

Kampion i Anglisë - "Fitimi i titullit në Premier League është një nga arritjet më të mëdha, sepse liga angleze është më e vështira. Atë që kisha dëgjuar, tani po e provoj: futbolli këtu është më i vështirë. Hera-herës pyes veten, pse... Epo, kur vjen këtu, e kupton, veçanërisht për shkak të orarit të vështirë, cilësisë së rivalëve, numrit të tyre për kreun, kushtet fizike apo të motit”.

Liga e Kampionëve - "Futbolli gjithmonë të jep mundësi të reja... Është thënë se pa e fituar Champions-in, ne nuk mund të konsiderohemi ndër më të mirët... Dakord, e pranojmë sfidën. Një dekadë më parë askush nuk e mendonte Manchester City si kampion të mundshëm të Premier League. Njerëzit po e shohin realitet këtë gjë dhe ky është hapi i parë. Nëse nuk ndodh, që ta fitojmë Ligën e Kampionëve, ok, fat i keq, por do ta provojmë. Gjëja më e rëndësishme është që gjithmonë të jemi aty dhe ta provojmë, siç bëmë në Premier League. Do të luftojmë për këtë trofe deri në fund". /XH.K