SportTe gjitha

Guardiola dhe Kane, më të mirët në Premier League


Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier League për muajin dhjetor duke u bëri i pari në historinë e kampionatit anglez që e fiton këtë çmim katër herë radhazi. Manchester City fitoi gjashtë dhe barazoi një nga shtatë ndeshjet e luajtur në muajin e fundit të vitit 2017, duke shënuar 19 gola dhe pësuar vetëm katër. Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë edhe në shtator, tetor, nëntor dhe tani në dhjetor, teksa skuadra e tij ka lënë vetëm 4 pikë në 22 ndeshjet e para të kampionatit dhe ende nuk e ka pësuar shijen e humbjes.

Në dhjetor, Manchester City fitoi kundër Tottenham, West Ham, Bournemouth, Newcastle, Swansea dhe Manchester United, teksa barazoi pa gola ndaj Crystal Palace. Në katër nga këto ndeshje të besuarit e Guardiola shënuan katër gola. Rekordin e mëparshëm e mbanin Conte, Ferguson dhe Wenger, që janë shpallur tre herë radhazi “trajneri i muajit”. Ndërkohë, qendërsulmuesi i Tottenham, Harry Kane, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit dhjetor. Ai e fiton për herë të gjashtë këtë çmim, pasi në muajin e fundit të vitit shënoi 8 gola në 6 ndeshje. Kane e mbylli vitin 2017 si golashënuesi më i mirë në Europë. /XH.K