• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    The Guardian: Gazetarinë po e fundos fuqia e tregut të gjigandëve digjital


    Lajmet dhe gazetaria nuk mund të lihen tërësisht të varura nga tregu, prandaj duhen politika të reja për të frenuar fuqinë e Facebook dhe Google. Këtë shqetësim ndan kreu i ACCC në Australi, Rod Sims, i cili thotë se bazuar në një raport të dhjetorit, është zbuluar se digjitalizimi po dobëson ndjeshëm mediat, kryesisht ato australiane.

    Çfarë do të thotë kjo: Më shumë se një e katërta e punëve të gazetarisë tradicionale, përfshirë ato print janë zhdukur, të ardhurat nga reklamat po në print janë shumë të pakta, dhe për çdo 100 dollarë të shpenzuar në reklama online, 47 dollarë shkojnë për Google dhe 21 dollarë për Facebook.
    Në tre vitet e fundit, Google dhe Facebook kanë kapur 80% të reklamave digjitale, duke lënë fare pak hapësira në print apo qoftë edhe në televizione.  E megjithatë, duke përfituar pjesën më të madhe të të ardhurave nga reklamat, platformat vetë nuk është se krijojnë lajmë origjinale., përkundrazi, pasi sipas Sims, këto platforma shpërndajmë lajmë të palëve të treta.

    Sims përmend media të njohura si Guardian Australia, Crikey, BuzzFeed dhe Daily Mail Australia për të cilat thotë se nuk përbëjnë pasqyrim të mediave të vjetra si Fairfax Media, e cila edhe kjo është bërë pjesë e Nine and Corp Australia, për shkak të dobësimit, duke reduktuar edhe numrin e gazetarëve në redaksi.  Ai kërkon politika të reja, të ndahen njëherë e mirë rolet, për platformat digjitale, lajmet, burimet dhe mënyrën se si shpërndahen./ Marrë nga The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]