• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Filma Të gjitha

    Grupi u mblodh sërish: Sezoni i tretë i “Casa de Papel” është gati dhe ka një surprizë për të gjithë


    Gjithçka është gati për sezonin e tretë të “Casa de Papel”. Nëpërmjet një videoje, Netflix ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fansat se në vitin 2019 do të mund të shohin sezonin e tretë.

    Më kolonën zanore “Bella ciao”, në video protagonistët e serisë së famshme televizive spanjolle takojnë personazhet e reja së bashku me krijuesin e filmit Alex Pina dhe regjisorin Jesus Colmenar.

    Nga aktorët që luajtën në dy sezonet e para do të jenë sërish Ursula Corbero (Tokio), Álvaro Morte (Profesori), Jaime Lorente (Denver), Miguel Herrán (Rio), Darko Peric (Helsinki), Alba Flores (Nairobi), Esther Acebo (Stokholmi), Itziar Ituno (Raquel Murillo), Enrique Arce (Arturo) ndërsa të rinjtë do të jenë Hovik Keuchkerian (Bogotà), Najwa Nimri (Alicia), Fernando Cayo (Tamajo) dhe Rodrigo de la Serna (Inxhinieri).

    Surpriza e këtij sezoni do të jetë prezenca e Berlinit, Pedro Alonsos, që vdiq në fund të sezonit të dytë./Tiranapost.al