• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Grupi Shullazi bën ankesë zyrtare për gjyqtaren


    Për herë të dytë 4 anëtarë të grupit Shullazi janë ankuar për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani. Këtë herë ata i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare drejtuar ONM dhe KPK.

    Në kërkesën prej 10 faqesh 4 të pandehurit, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela, shkruajnë se Dollani mund të tregohet e paanshme, pasi sipas tyre jo vetëm ka shkelur ligjet për procedurat e krijimit të trupës gjykuese, por edhe ka ushtruar presion mbi gjyqtarët që shqyrtojnë kërkesat për përjashtimin e  saj. (Lexo dokumentin këtu)

    Emiljano Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, ndaj Ylvi Beqajt. Sipas Gjykatës kjo vepër penale u krye në formën e grupit të strukturuar kriminal. Por pas dënimit nga Shkalla e Parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin.

    Emrat e të dënuarve janë: Emiljano Shullazi, 14 vjet, Gilmando Dani, 12 vjet burg, Endri Qyqa, 10 vjet burg, Endri Zela, 10 vjet burg dhe për Blerim Shullazi, 9 vjet burg./ Tiranapost.al

    Çfarë ndodhi sot në seancën e Shullazit: Tensione dhe deklarata për presione

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690