Aktualitet

Gruevski u largua nga Shqipëria. E konfirmon Policia e Shtetit, por bën një sqarim

Gruevski u largua nga Shqipëria. E konfirmon Policia e Shtetit, por

Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për mediat ku konfirmon se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka kaluar në territorin shqiptar për të shkuar në Malin e Zi dhe më pas në Hungari.

Por policia njofton se më 11 nëntor kur Gruevski ka kaluar kufirin në Shqipëri nuk kishte asnjë urdhër arresti për të.

Njoftimi i Policisë:

“Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Më tej në deklaratë “thuhet se në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, mbyllet njoftimi i policisë.