• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Botë Diaspora Kudo Shqiptarë Ngjarje Politikë Rajoni Të gjitha

    Gruevski shantazhon shqiptarët


    Duke komentuar platformën, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve, pasi sipas tij, ata kanë më shumë nevojë për punësime të reja, paga të larta dhe standard më të lartë jetese

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në intervistë për “Dnevnik”, ka thënë se krijimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare e krijuan të huajt për të lënë VMRO-në jashtë qeverisë.

    Duke komentuar platformën, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë, pasi sipas tij, shqiptarët kanë më shumë nevojë për punësime të reja, paga të larta dhe standard më të lartë jetese.

    “Dy gjuhësia në të gjithë territorin nuk mund të realizohet nëse VMRO-DPMNE është kundër”, ka deklaruar ish kryeministri Nikolla Gruevski më intervistën e tij dhënë për gazetën Dnevnik.
    Në pyetjen se si mund të stopohet realizimi i dygjuhësisë nëse LSDM shkon në koalicion me partitë shqiptare, Gruevski i prerë në qëndrim: “E dinë në BDI se si”, tha shkurt ai.

    Sipas tij, shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Megjithatë, ai, një ditë para se presidenti Ivanov t’ia japë mandatin, paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeveri, por përkujton BDI-në se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit, por se ata kanë qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa tyre kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptar.

    Megjithatë presidenti Ivanov do t’ia japë mandatin dhe se do të tentojë të formojë Qeverinë e re, por përkujton BDI-në se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit, por se ata kanë qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa tyre kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptarë.

    “BDI-ja ka të drejtë të marrë çfarëdo vendimi. Por, nëse tani BDI-ja shkon në koalicion me partinë e dytë, në vend të asaj të parës, me atë që ka humbur në vend se me atë që ka fituar, kjo do të paraqesë vendosje të një praktike dhe tradite të re në Maqedoni, të cilës ne gjithsesi do t’i përshtatemi, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

    Duke e kërcënuar në mënyrë indirekte Ahmetin, Gruevski për “Dnevnik” shprehet se nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitimtare mashtrohet nga BDI-ja, shumë shpejt, pas kthimit në pushtet, siç shprehet, “në dyer të mëdha edhe atë së paku dy mandate me radhë, nuk do të ketë çfarëdo obligimi gjatë formimit të qeverisë”.

    “Nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitimtare mashtrohet nga BDI-ja, pavarësisht se cilat do të jenë arsyet për këtë, të jeni të bindur se së shpejti, VMRO-DPMNE-ja në Qeveri do të kthehet në derë të madhe edhe atë së paku dy mandate me radhë dhe do të jemi pa kurrfarë obligimi gjatë formimit të Qeverisë”, ka thënë Gruevski.