Aktualitet

Gruaja e futbollistit spanjoll rrëfen traumën pas grabitjes nga grupi shqiptar

Gruaja e futbollistit spanjoll rrëfen traumën pas grabitjes nga grupi

Grabitja e shtëpisë së futbollistit të njohur Alvaro Morata nga 4 shqiptarë, ka lënë shenja të forta frike për sigurinë te bashkëshortja e tij, Alice Campello.

Ndërsa gjithmonë ka preferuar të mos flasë për episodin, së fundmi u rrëfye për emisionin “Deportes Cuatro”.

“Ato ditë ishin shumë të vështira. Unë as nuk mund ta laja fytyrën sepse vazhdoja të mendoja dhe kisha frikë se dikush ishte pas meje. Ishte e vështirë”, tha ajo.

Grabitja ndodhi qershorin e kaluar, kur gruaja e kampionit spanjoll ndodhej brenda së bashku me binjakët. Ajo ishte vetëm sepse burri i saj ishte me ekipin kombëtar dhe vetëm pas disa orësh mësoi për atë që ndodhi.

“Unë nuk dëshiroj që dikush ta jetojë këtë përvojë me familjen në shtëpi”, tha ajo.

Banda shqiptare raportohet se grabiti disa shtëpi në Morata, Casemiro, Thomas dhe Benzema, derisa Garda Civile spanjolle ndërpreu makthin e familjeve./ Burimi il Giornale/ Tiranapost.al