Aktualitet Kronikë e zezë Te gjitha

Griselda, 17 vjeçarja që u vra në Laprakë/Zbardhet dëshmia e shoqes së saj: E kapi nga bluza dhe…


Vetëm pak kohë më parë u vra në Laprakë 17 vjeçarja Griselda Gjoleka ndërsa u plagos i dashuri i saj Erjon Benga. Së fundi është zbardhur dëshmia e shoqes së saj, Arsela A. e cila tregon se si ka nisur sherri me personin që qëlloi.

Sipas shoqes së Griseldës përpara disa kohësh në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qenë duke kaluar me Griseldën, kur një djalë ka kaluar afër saj dhe e ka ngacmuar me fjalë.

Sipas deklarueses ajo nuk i ka kthyer përgjigje, por Griselda i ka thënë se ky djalë ishte kthyer sërish prapa dhe në momentin që është afruar ka tentuar që ta kapte nga bluza që kishte veshur. Sipas deklarueses, është kthyer dhe me një palë çelësa që kishte në dorë ka tentuar që ta godiste për ta frikësuar.
Arsela më pas tregon se i dashuri i Griseldës kishte rrahur një nga djemtë që kishin ngacmuar atë, ndaj dhe mendohet se ka ndodhur vrasja./Tiranapost.al