Aktualitet

Gripi merr 4 jetë

Gripi merr 4 jetë

Gripi sezonal ka shënuar viktimën e katërt. Ministri e Shëndetësisë njoftoi se një pacient 76-vjeçar në Sanatorium ka ndërruar jetë nga virusi i gripit. I moshuari me inicialet S.K ishte prekur nga virusi gripal A H3N2, ndërsa vuante edhe nga sëmundje të tjera

Aktualisht si pasojë e gripit, janë në gjendje të rëndë po trajtohen në shërbimet reanimatore në kryeqytet, rreth 10 persona, kryesisht të moshuar dhe të sëmurë kronik.

Sakaq epidemia gripale vazhdon të mbajë të mbërthyer Shqipërinë. Ekspertët janë të mendimit se intensiteti i sëmundjes do të vij në rënie në javët që presim.

Si ta kurojmë gripin ose të ftohurën në shtëpi

1-Keni provuar t’ju ikë oreksi nga temperatura? Ja çfarë duhet të bëni?

Shpeshherë njerëzit që kalojnë një temperaturë të lartë trupore kanë mungesë oreksi. Këshilla më e mirë për këtë është ngrënia e ushqimit të shëndetshëm për të qenë sa me energjikë dhe jo ta sforconi veten nëse nuk mund të hani.

2-Të qëndroni zgjuar apo të flini herët nga lodhja

Dëgjojeni trupin tuaj dhe flini herët nëse ndiheni të lodhur. Një e ftohur e lehtë nuk mund t’ju pengojë të dilni ose të shkoni në punë.

3-Mjaltë dhe limon?

Meqenëse nuk është provuar akoma se si funksionon, mjalti dhe limoni janë zgjidhje më e mirë se uiski, sidomos nëse keni në plan të konsumoni më shumë se një pije. Doktorët rekomandojnë shumë lëngje, sidomos çajra. Nëse jeni ftohur ose jeni me grip do teshtini shpesh. Pirja e çajit të ngrohtë do ju bëjë të djersini dhe kështu do ju ulet temperatura e lartë e të ftohtit.

4-Paracetamol apo ibuprofen?

Këto ilaçe të lehta vijnë gjithmonë në ndihmë kur jeni duke kaluar gjë gjendje të tillë. Ato zakonisht ulin temperaturën dhe shërbejnë për zhbllokimin e hundëve. Megjithëse konsumi i tepërt i tyre nuk është asnjëherë i mirë.