Aktualitet

Gripi “bën namin” edhe në Greqi, 18 të vdekur brenda janarit

Gripi “bën namin” edhe në Greqi, 18 të vdekur brenda

Situata me gripin është bërë shqetësuese edhe në Greqi. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në vendin fqinj, si pasojë e komplikimeve nga gripi.

Sipas mediave vendase, 12 prej të viktimave kanë ndërruar jetë në harkuan e 5 ditëve nga 21 janari deri në 27 janar. Këto shifra i ka bërë publike të enjten Qendra Helenike për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP).

Ndërkaq, mjekët bëjnë apel që personat të cilët i përkasin grupeve me rrezik të lartë, të marrin vaksinat e gripit. /Tiranapost.al/