Lifestyle Te gjitha

Grida Duma divorcohet nga bashkëshorti pas 21 vitesh martesë


Ish-deputetja demokrate, Grida Duma i jep fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Ilir Shqina, pas rreth 21 vitesh. Sipas “Shqiptarja.com” rezulton se, është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë.

Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata ka vendosur të divorcojë çiftin.

41-vjeçarja Duma ka pohuar më herët nëpër intervista se është martuar që 20 vjeçe me Shqinën, të cilin e njohu në shkollë, kur ai sapo kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte emëruar pedagog. Ai ka qenë pedagog i Gridës dhe diplomat në Ambasadën shqiptare në Slloveni. Grida dhe Iliri janë prindër të një djali 14 vjeç, të pagëzuar me emrin Darieni. / Tiranapost.al