• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Greta Thunberg, Njeriu i Vitit sipas ‘Time’


    “Time”shpalli “Njeriun e Vitit” dhe ajo është Greta Thunberg, aktivistja suedeze, 16-vjeçare.

    “Ky ishte viti kur çështja e ndryshimeve klimatike doli në qendër të vëmendjes së politikës dhe gjithë botës she kontribut kryesor dha aktivistja Greta Thunberg. Ndryshimi domethënës rrallë ndodh pa ndikimin e individëve me forcën e Greta-s. Ndaj edhe çmimi “Njeriu i Vitit” për 2019-ën i takon asaj”, shkruan kryeredaktori i “Time”.

    Postimi i Time

    Po kush është “Njeriu i Vitit” Greta Thunberg? 

    Greta Thunberg lindi më 3 Janar të vitit 2003 në Stokholm të Suedisë. Kur ishte vetëm tetë vjeç, vajza u rebelua me faktin se askush nuk po bënte asgjë për ndryshimet klimatike dhe në moshën 11 vjeçare ra në depresion prej këtij fakti.

    Ajo refuzoi të hante dhe të fliste. Më vonë, Greta u diagnostikua me sindromën Asperger, çrregullimin obsesiv kompulsiv dhe mutizmin selektiv.

    Sindroma Asperger karakterizohet nga vështirësia në ndërveprim social, komunikim dhe kufizim në sjellje, karakteristika këto të një forme të lehtë autizmi.

    Greta ishte 15 vjeç kur nisi betejën për klimën

    Në gusht të vitit 2018, Greta u largua nga mësimi dhe u ul përpara godinës së parlamentit për të protestuar për klimën.

    Ajo shpërndau fletushka me fakte për krizën klimatike dhe arsyet e protestës së saj. Mbështetja që pasoi ishte e mahnitshme sepse kjo protest përbëu pikënisjen e lëvizjes Të Premtet Për Të Ardhmen, në protestat e të cilës për klimën u angazhuan miliona të rinj.

    Ndryshimi nis në shtëpi

    Revolucioni i Gretës nisi në shtëpinë e saj. Prindërit e Gretës refuzuan të mbështesnin idenë e saj për daljen nga shkolla në protestë. Greta arriti të bindte prindërit që të mos hanin mish dhe të hiqnin dorë nga udhëtimet ajrore. Një kërkesë e tillë ishte e tepërt për nënën e Gretës, një këngëtare e madhe operistike të cilës iu desh të hiqte dorë edhe nga disa koncerte jashtë vendit.

    Ajo lundroi në Atlantik për 2 javë në një anije pa dush dhe pa banjë

    Greta, e nominuar për çmimin Nobel për paqen kapërceu Atlantikun me anije dhe refuzoi të hypte në avion në përpjekje duke vendosur kështu një  shembull për reduktimin e emetimit të të gazrave të karbonit.

    Anija ishte e mbushur me panele diellore dhe turbine nënujore për prodhimin e energjisë elektrike.

    Në anije nuk kishte as dushe dhe as banjë për nevojat personale. Pasagjerët në bord duhet të përdornin një kovë për t’i kryer ato.

    Udhëtimi me anije nga Mbretëria e Bashkuar në Nju Jork zgjati dy javë.

    Në Korrik të këtij viti, Greta u nderua me çmimin Prix Liberte për angazhimin e saj për paqen dhe lirinë.

    Të ardhurat prej 25,000 Eurosh, Greta ia dhuroi katër organizatave të ndryshme për ndryshimet klimatike./Tiranapost.al/

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post