Aktualitet

Greta Koçi rrëfen takimin me Ramën: Më bëri shumë përshtypje....!

Greta Koçi rrëfen takimin me Ramën: Më bëri

Pak kohë më parë bëri xhiron e rrjetit takimi i dy këngëtareve Koçi me kryeministrin Edi Rama. E ftuar në “Xing me Ermalin”, Greta foli për herë të parë për këtë takim. Këngëtarja u shpreh se i kishte bërë përshtypje sjellja e tij njerëzore, dhe thjeshtësia që kishte.

“Çne që u bëre me Edi Ramën,”- e pyeti moderator Ermal Mamaqi.

“S’jam bërë me Edi Ramën. Ne bëmë një foto në plazh teksa ai ishte me gruan dhe me djalin e tij. Që nga ajo ditë gëzoj një respekt të veçantë për të nga ana njerëzore. Është shumë i sjellshëm dhe shumë artist,”- tha Greta. Kjo e fundit ka mbajtur postin e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, për katër vite.