Botë Te gjitha

Greta, adoleshentja kandidate për çmimin Nobel


Është 16 vjeçe, por tashmë zyrtarisht është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes. Aktivistja suedeze për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg u bë e famshme për shkak të fushatave rinore dhe marshimeve prej më shumë se një viti kundër ndryshimeve klimatike.

Ishin tre ligjvënës norvegjezë të cilët propozuan emrin e 16 vjeçares për këtë arsye: Ne kemi nominuar Gretën sepse kërcënimi ndaj klimës mund të jetë një nga shkaqet për luftë dhe konflikt në botë!

Image result for Freddy Andre Oevstegaard

Marshimi dhe protestat masive që Greta ka vënë në lëvizje është një kontributi i rëndësishëm për të rivendosur paqen, thotë përfaqësuesi parlamentar në Norvegji, Freddy Andre Oevstegaard.

Image result for Freddy Andre Oevstegaard

Greta u fut në listën e adoleshentëve më me influencë për vitin 2018 nga Revista Time. Është pikërisht kjo 16 vjeçare që frymëzoi dhe vazhdon të frymëzojë mijëra studentë të shkollave nga e gjithë bota, duke u bërë thirrje udhëheqësve të bëjnë diçka për klimën.
Sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara, temperaturat globale mund të rriten me 1.5 gradë dhe sipas shkencëtarëve kjo rritje mund të sjellë pasoja të tmerrshme për planetin.

Greta mori famën në vitin 2018, kur mbajti një fjalim gjatë një konference të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Poloni për ndryshimet Klimatike. Greta u bëri thirrje liderëve dhe organeve qeveritare të vihen në lëvizje me politika të reja.

Image result for Greta Thunberg at UN climate change
Gjithashtu, ajo u shfaq edhe në Forumin Ekonomik Botëror të Davos-it në Zvicër, teksa përfundoi fjalimin duke thënë se do donte që udhëheqësit të veprojnë ashtu siç veprohet kur shtëpia merr flakë.

Image result for Greta Thunberg at UN climate change

Si kryetare e lëvizjes #FridaysForFuture, mijëra të rinj në mbarë botën u bashkuan me të dhe lanë mësimin këtë të premte për të kërkuar ndryshimin. Për më shumë mbi jetën e  Gretës klikoni linkun më poshtë/ Artikulli marrë nga Time/ Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al. E.B

Në protestat e Gretës ja vlen të shkosh. Historia frymëzuese e 16 vjeçares për të cilën po flet gjithë bota